Ngjarjet ditore në Kosovë

Ngjarjet ditore në Kosovë

Në mëngjes në ora 8:40, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do ta pres në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin.

Me fillim nga ora 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Poashtu në të njejtën orë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me  përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

Nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Dhe në ora 12:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton i u.d. drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Related Articles