Dita e dytë e Evropianit 2024 është rezervuar me shumë ndeshje të zjarrta, shkruan Gazeta Enigma.
Shqipëria do të përballet me Italinë me fillim nga ora 21:00.
Që në orët e hershme, Tifozat Kuq e Zi kanë dalur rrugëve të Dortmundit, për t’i dhënë mbështetjen maksimale kombëtares.
Nga pamjet e ndryshme, shihet numër i madh i tifozëve shqiptar, duke kërcyer e valvitur flamurin kombëtar, të cilët duket se e kanë ‘pushtuar’ Gjermaninë.
Sipas raportimeve, 50 mijë tifozë Kuq e Zi kanë siguruar biletën për në stadium, ku do mbështesin masivisht Shqipërinë, nga total 60 mijë që ka kapacitet stadiumi ku do zhvillohet ndeshja. /Gazeta Enigma/
Video: