Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave, merr vesh Gazeta Express. Prokuroria Themelore e Pejës posedon informacione se në mesin e këtyre parcelave ka të tilla që iu kanë falur personave të njohur si ish-kryetarëve të komunave, ish-gjyqtarëve, zyrtarëve policorë e artistëve, raporton Gazeta Enigma.
Në prezencën e këtyre rrethanave Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar hetimin për konfiskimin e pasurisë konform Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
Gjatë verifikimit të pasurisë kjo prokurori ka lëshuar urdhrin kufizues të përkohshëm për mbi 80 parcela në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog. Po ashtu kjo prokurori ka parashtruar edhe kërkesën për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar ngase të hyrat e tij nuk e arsyetojnë posedimin e gjithë këtyre pasurive.
Prokuroria pretendon se parcela nga biznesmeni kanë përfituar Ali Berisha ish-kryetar i Pejes, Ali Lajçi ish-kryetar i Pejës, aktori Qun Lajqi etj.