Ngritet aktakuzë ndaj 20 personave për shitje të armëve dhe falsifikim të parave

Ngritet aktakuzë ndaj 20 personave për shitje të armëve dhe falsifikim të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër njëzet personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se “të pandehurit me inicialet S.R., I.R., B.M., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., B.H., H.A., B.B., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A., dhe A.M., akuzohen se kanë kryer veprat penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’ nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me neni 31të KPRK-së”.

Ndërsa, i pandehuri me inicialet I.R., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 i KPR-së.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet S.K., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPR-së. /Gazeta Enigma/.

Related Articles