Ngritet aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të mërkurën se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës Sh.O.K, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit, e pandehura, në postin e zyrtares së lartë për Planifikim të Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, ka tejkaluar kompetencat lidhur me dhënien e lejes ndërtimore për projektin e banimit kolektiv.

Prokuroria njoftoi të mërkurën se ajo i ka shkaktuar dëm personit E.S., në mënyrë që investuesit M.B-B, me pronar M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin i është dhënë leja.

Mes tjerash është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me lejen ndërtimore, kushtet ndërtimore dhe normativën ligjore.

“Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga sipërfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total. Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Related Articles