Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të rëndë ndaj K.H., i cili dyshohet për lidhje me veprat penale të terrorizmit.
Sipas aktakuzës, ai akuzohet për “fshehjen ose moslajmërimin e terroristëve dhe grupeve terroriste”, pasi ka pasur biseda të vazhdueshme me individë të dënuar për veprime terroriste. K.H. thuhet se ishte në dijeni të aktiviteteve të këtij grupi, por nuk e ka informuar asnjëherë policinë, përcjell Gazeta Enigma.
Prokurori ka kërkuar shpalljen fajtor të të pandehurit dhe vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, duke theksuar rëndësinë e ndjekjes së këtyre veprave penale për sigurinë publike./GazetaEnigma/