Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha sot, me rastin e aktakuzës në Prishtinë kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë vitin e kaluar, ka thënë se qëndrimi amerikan për atë rast është i njohur dhe se SHBA-ja avokojnë që pjesëmarrësit e asaj ngjarje të mbahen të përgjegjshëm.
Ai poashtu tha se në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në vazhdimin e dialogut.
“Pozicioni i SHBA-së në lidhje me Banjskën është i njohur, ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë, ne po avokohemi që pjesëmarrësit e asaj ngjarje të mbahen përgjegjës. Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kthehen në dialog. Kjo është e rëndësishme, nuk ka dialog shmangie dhe të gjitha përpjekjet duhet të synojnë të ulen në tryezën e bisedimeve”, theksoi Hill në një ku event ku ishte i ftuar me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste në SHBA dhe fushatës së dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Serbisë.
Prokuroria Speciale në një konferencë për media sot, njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit të kaluar.
“Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht duke zhvilluar hetime disamujore në këtë rast të madh dhe shumë kompleks. Pas përfundimit të hetimeve dhe analizimit të provave, duke u mbështetur në dyshimin e mirëbazuar sot kemi ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve. Për 45 të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, financimi i terrorizmit dhe shpëlarjes së parave”, tha Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj .