Ngritja e çmimit të kafes, gastronomët: Qeveria keqmenaxhoi me ndarjen e mjeteve

Ngritja e çmimit të kafes, gastronomët: Qeveria keqmenaxhoi me ndarjen e mjeteve

Shoqata e Gastronomëve është distancuar nga veprimet e disa bizneseve për të cilat u raportua se kanë ngritur e çmimin e kafes.

Lidhur me këtë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka paralajmëruar dënime.

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve, tha se brenda kësaj shoqate nuk ka të raportuar për ngritje të çmimit të kafes.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përveç që përfaqëson interesat sektoriale, të sektorit të gastronomisë ajo i ka 420 anëtarë, dhe brenda këtyre anëtarëve nuk ka të raportuar që ka ngritje të çmimeve por sido që të jetë është evidente që po flitet edhe po raportohet që ka ngritje të çmimeve në disa komuna, të çmimit të kafes po flasim. Ne si shoqatë jemi distancuar nga këto veprime të cilat janë të kundërligjshme dhe bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, konkretisht me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës”, tha Vranica.

Ai tha që duhet të ketë qasje të barabartë tek të gjithë sektorët dhe jo t’i vihet gishti vetëm tek gastronomët, pasi sipas tij ky fenomen paraqitet edhe tek sektorë të tjerë.

“Pranadaj bëmë thirrje, edhe pse është e kuptueshme edhe shumë normale që të kishte një rritje të çmimeve, por këto janë vendime subjektive të secilit bizneseve i cili mund të ndërmarrë dhe jo kolektive me marrëveshje të caktuar. Gjithsesi duhet të ketë një qasje të barabartë tek të gjithë sektorët e jo t’i vëmë gishtin vetëm gastronomisë, kur e dimë që ky fenomen paraqitet tek sektorët e tjerë”, u shpreh tutje Vranica.

Related Articles