Nicole Scherzinger anulon turneun e Pussycat Dolls – disa anëtare nuk ishin në dijeni

Nicole Scherzinger anulon turneun e Pussycat Dolls – disa anëtare nuk ishin në dijeni

Këngëtarja, Nicole Scherzinger, ka njoftuar se turneu i shumëpritur i ribashkimit i The Pussycat Dolls (PCD) është anuluar, por dy anëtaret e tjera të grupit, kanë thënë se informuar për lajmet paraprakisht.

Scherzinger, ndau një deklaratë në Instagram, në të cilën shkruante se turneu është anuluar përgjithmonë, pasi u shty disa herë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse ajo tha se “e kuptonte” pse turneu duhej të anulohej, këngëtarja kryesore e grupit të vajzave u shpreh se ishte “shumë e trishtuar” për lajmin.

Nicole Scherzinger

“Faleminderit të gjithëve që kishin bileta për të parë PCD – ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj! Me rrethanat gjithnjë në zhvillim që rrethojnë pandeminë, e kuptoj vendimin që datat e turneut duhej të anuloheshin”, shkroi Scherzinger.

“Kam investuar një sasi të madhe kohe, energji krijuese dhe financat e mia për të rikthyer këtë projekt në jetë, dhe ndërsa jam natyrisht tepër i trishtuar nga ky vendim, jam gjithashtu shumë krenare për atë që arritëm në një kohë të shkurtër që kishim së bashku para COVID”, shtoi ajo.

Disa orë më vonë, anëtarët e PCD-së, Carmit Bachar dhe Jessica Sutta reaguan ndaj postimit të Scherzinger në një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë se e morën vesh lajmin nga njoftimi i saj.

Ndërsa, Bachar, dhe Sutta, theksuan se nuk ka pasur një “njoftim zyrtar” që turneu është anuluar, ato duket se i interpretuan fjalët e Scherzinger si një konfirmim, duke pranuar se nuk kishin pritur një përfundim të tillë.

Carmit Bachar dhe Jessica Sutta

“Duam të themi se sa tepër të zhgënjyer jemi kur mësuam për një njoftim të bërë në Instagram se turneu i ribashkimit të Pussycat Dolls është anuluar. Deri tani, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për këtë”, shkruan ato.

“Sido që të jetë, duket sikur është fundi i një kapitulli të një përvoje të jashtëzakonshme, që ndryshon jetën, e mbushur me disa kujtime të mrekullueshme për të cilat do të jemi përgjithmonë mirënjohëse”, shtuan ato.

Bachar dhe Sutta e përfunduan postimin e tyre duke theksuar se ndërsa turneu “mund të ketë marrë fund”, por jo edhe historia e miqësia e vajzave ndërmjet vete.

“Të gjithë kishim ëndrra të mëdha që kjo markë të zgjerohej veçanërisht duke krijuar muzikën në mënyrë që të gjithë zërat tanë të mund të dëgjoheshin, gjë që do të ishte fuqizim i vërtetë i femrës,” shkruan të dy artistet.

“Faleminderit të gjithë fansave që na mbështetën pa kushte dhe na duan. pa fund. Ne do të nderojmë gjithmonë thelbin e asaj që është përkufizimi i vërtetë i të qenit një kukull Pussycat. Ky turne mund të ketë marrë fund, por nuk është fundi i historisë së Dolls. Ne krijuam një motërsi që do të jetojë. Me dashuri, Carmit dhe Jess.”

Related Articles