Ka nisur ngjarja më e madhe e ditës në Evropë.
Finalja e madhe e Kampionatit Evropian, e cila sjellë në përballje Spanjën dhe Anglinë.
Dy kombëtaret do të luftojnë për trofeun e këtij kompeticioni.
Spanja do të synojë ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.
Kjo do të jetë finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Ëembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive. /Gazeta Enigma