Saktësisht në ora 11:00 ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Agim Ademi pritet të marrë edhe një mandate në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi edhe është kandidati I vetëm në këto zgjedhje.
Të kujtojmë se më herët kandidaturën e kishin shpallur edhe Remzi Ejupi, Arianit Ahemti e Gramoz Vokrrit. Dy të parët hoqën herët dorë derisa Vokrri nuk arriti t’i grumbullojë 15 nënshkrime valide aq sa duhen për të kandiduar.
Të pranishëm në Kuvend janë përfaqësues, nga MKRS-ja, KOK-u, UEFA e FIFA si dhe presidenti i FSHF-së dhe ai i Maqedonisë së Veriut.
Kuvendi momentalisht po i zhvillon punimet dhe mbetet të shihet në vazhdim si do të rrjedhin gjërat.