Një ditë pas dekretimit, Zejnullah Gashi zyrtarisht ka marrë sot detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Dorëzimi i detyrës është bërë nga ushtruesi i ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Me rastin e pranimit të detyrës, Gashi falënderoi kolegët për besimin e dhënë, duke shtuar se do të jetë kryeprokuror i të gjithëve.
“Së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Gashi.
Të martën, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë.
