Sonte në “Fadil Vokrri”, kombëtarja e Kosovës e luan ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kësaj here “Dardanët” do të luajnë përballë Irlandës së Veriut.
Ndeshja ka filluar në ora 20:45.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse, në dy ndeshjet e kaluara në Nations League ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.
Në ndeshjen e parë, Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1.
20:45 – Nis ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut
Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut.