Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet në 19 qendra komunale.
Edhe sot gjatë ditës në qendra të ndryshme komunale pritet të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Ndërsa tani ka filluar numërimi i votave në komunën e Podujevës.