Nis protesta, kërkohet drejtësi për 18 vjeçaren e vrarë në Ferizaj

Nis protesta, kërkohet drejtësi për 18 vjeçaren e vrarë në Ferizaj

“Policia i ka duart me gjak”, “Ku është Qeveria Kurti”, “Gjykatat i kanë duart me gjakun  grave”, ishin vetëm disa pankartat me të cilat nisi protesta në Ferizaj, për vrasjen e 18 vjeçares M.O, raporton Gazeta “Enigma”.

Shumë gra po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.

Kujtojmë se e reja me inicialet M.O është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajit të dielën, nga dy persona të cilët janë identifikuar tashmë nga Policia.

Njëri nga ta është arrestuar, teksa Dardan Krivaqa ende është në kërkim nga Policia./Gazeta Enigma.

Protesta për vrasjen e 18 vjeçares, hidhet ngjyrë e kuqe në drejtim të policisë from Ekonomia Online on Vimeo.

Related Articles