Drita sot do të nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës.
Ndonëse kampionati tashmë ëshë në javën e katërt, ekipi gjilanas nuk ka zhvilluar as edhe një ndeshje të vetme, pasi që ishte i angazhuar në ndeshjet kualifikuese në Conference League.
Ballafaqimin e parë Drita do ta zhvillojë sot kundër Ferizajt me fillim nga ora 16:00.
Në tri xhirot e para, Ferizaj ka një humbje një fitore dhe një barazim. /Gazeta Enigma
Nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës, Drita përballet me Ferizaj-in
