Nis seanca mbi ecurinë e çështjes ndaj Shalës

Nis seanca mbi ecurinë e çështjes ndaj Shalës

Ka nisur seanca për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Shala ishte arrestuar më 16 mars të këtij viti, derisa mbi të rëndojnë një varg akuzash.

Në aktakuzën e redaktuar të publikuar nga Dhomat e Specializuara, Shala, i njohur gjatë luftës si “Ujku”, dyshohet se së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kishin mbajtur të izoluar në fabrikën e metalit në Kukës disa persona pa proces ligjor të rregullt, duke i trajtuar në mënyrë çnjerëzore. /Gazeta Enigma.

Related Articles