Detaje për rastin e polices në Gjilan, dyshohet se vrau veten tek varri i motrës

Detaje për rastin e polices në Gjilan, dyshohet se vrau veten tek varri i motrës

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një pjestare e Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Viktima ishte rreth moshës 50-vjeçare, derisa dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE: Gjendet e vdekur një zyrtare policore në Gjilan

Në raportin 24 orësh sot është theksuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Gjilan, 14.11.2021 – 15:55. Është raportuar se viktima femër kosovare, pjesëtare e PK-së, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Polcisë.

E sipas mediave lokale, rreshterja e policisë në Gjilan, Ajtene Islami vrau veten tek varri i motrës së saj e cila e kishte vdekur para disa muajve nga një sëmundje e rëndë.

Related Articles