FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur sot shitja e biletave për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Konferencës.
Në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën nga Ishujt Faroe, KI-Klaksvik, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të enjte (4 gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.
Biletat kanë filluar të shiten që nga sot, teksa çmimet e tyre janë nga 3 deri në 10 euro.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“Të dashur tifozë
Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër KI-Klaksvik e cila do të zhvillohet të Enjten në Stadiumin “FADIL VOKRRI”
Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi I qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë.
Bileta :
???????????? -????????€
???????????????????????????????? – ????€
???????????????????????? – ????€
???????????????????????????? ???????? ????????̈ ???????????? ????????̈ ???????????????????????? ???????????? ???????????? ????????:???????? ???????????????? ????????̈ ???????????? ????????:????????.
Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium!”.