Real Madridi ndahet me lojtarin pas 15 vjetësh, ai transferohet te klubi tjetër i La Ligës

Real Madridi ndahet me lojtarin pas 15 vjetësh, ai transferohet te klubi tjetër i La Ligës

Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e Borja Mayoral te Getafe.

Klubi “mbretëror” lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate në uebfaqen e klubit.

“Real Madrid CF dhe Getafe CF kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Borja Mayoral. Klubi ynë e falënderon për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës që i përkiste Real Madridit. Real Madridi i uron atij dhe familjes gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij”, thuhet ndër tjerash në komunikatën zyrtare të Los Blancos.

Mayoral i ishte bashkuar 14 herë kampionëve të Evropës në vitin 2007 në akademinë e klubit dhe që atëherë ka qenë pjesë e ekipit, me të cilin ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Botëror të klubeve, një Superkupë Europiane dhe një Superkupë spanjolle.

Related Articles