Shqipëria do t’i zhvillojë në shtator dy prej ndeshjeve më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kombëtarja shqiptare ka gjasa reale për t’u kualifikuar për herë të dytë në një Evropian, pasi pas ndeshjeve të këtij muaji ia doli të “rrëmbej” pozitën e dytë në Grupin E.
“Kuqezinjtë” ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë më 7 shtator, në udhëtim kundër Republikës Çeke, që prin në këtë grup.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Fortuna Arena” të Pragës, teksa sot ka nisur shitja e biletave – ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
FSHF bëri të ditur se biletat mund të blihen në këtë link: https://fshf.org/shop/republika-ceke-shqiperi/.