Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris.
Pamjet e takimit mes Kurtit dhe Borrellit i ka publikuar qendra televizive e informacionit të BE-së, Europe By Satellite.
Ndryshe, Borrell pas takimit me Kurtin do të takohet edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvilloj në Paris në kuadër të Forumit për Paqe.
Kështu ka bërë të ditur një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një postim në Twitter.
“Për të vazhduar përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në de-përshkallëzimin, zbutjen e tensioneve aktuale dhe avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Stano.