Ka nisur takimi në mes të kryeministri të vendit, Albin Kurti, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Gazeta “Enigma”.
Takimi po mbahet në zyrën e kryeministrit.
Von der Leyen do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.
Pas kësaj vizite Kurti dhe Von der Leyen do t’ju adresohen mediave.
Kujtojmë se Von der Leyen para Kurtit ka takuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.