Një konflikt në rrjetin sociale Tik-Tok ka çuar në plagosjen e dy të rinjve në Durrës.
Klajd Mansaku, 25-vjeç dyshohet e ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të të rinjve dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali dhe Arben Haxhiu, i cili ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas policisë, rezulton se autori i dyshuar Klajd Mansaku ka debatuar mbrëmjen e kaluar në telefon me Mario Vrionin (kushëriri i Jurgen Vrionit) dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së tij.
I riu ka marrë kushëririn e tij Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun, ky i fundit shok i tyre i përbashkët dhe kanë shkuar në vendin ku kishin lënë takimin për tu sqaruar. Por në momentin kur kanë shkuar për tu sqaruar, Klajdi Mansaku, sapo i ka parë që i janë afruar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.
Klajd Mansaku i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Durrës të dy të rinjve, Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu.
Klajd Mansaku rezulton se është një personazh mjaft viral në rrjetet sociale. Ndërkohë ai u bë i njohur edhe pak kohë më parë si shok i reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’. Ky i fundit u përfshi pak kohë më parë me një sherr edhe me reperin Noizy.