Nisma sërish abstenon për Albulena Haxhiun kryeparlamentare

Nisma sërish abstenon për Albulena Haxhiun kryeparlamentare

Albulena Haxhiu sërish ka dështuar të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Nismas sërish kanë abstenuar.

Për Haxhiun votuan 57 deputetë, 46 ishin kundër, ndërsa tre të Nismës abstenuan.

“Në bazë të rezultateve të votimit, nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpritet”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Seanca konstituive do të vazhdojë të premten në orën 11:00.

Related Articles