Një 16-vjeçar ka qëlluar nënën e tij dhe ka vrarë dy oficerë policie përpara se të vetëvritej në Kanada.
Policia tha se djali qëlloi dhe plagosi nënën e tij në një apartament. Dy oficerë patrullimi u qëlluan dhe u vranë me të mbërritur në vendngjarje. Nuk kishte asnjë indikacion se oficerët ishin në gjendje gatishmërie të qëllonin, raportoi Guardian.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka shkruar në Tëitter për të shprehur ngushëllime dhe për të dhënë mbështetjen e tij për policinë.
“Çdo ditë, oficerët e policisë e vënë veten në rrezik për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Lajmi se dy oficerë policie të Edmontonit janë vrarë në krye të detyrës na kujton këtë realitet.