Një aeroplan pasagjerësh TUI mori flakë në aeroportin e Mançesterit pasi zbarkoi nga fluturimi Mahon, Spanjë.
Ekuipazhet që u mobilizuan në vendngjarje panë se njëri prej motorëve të aeroplanit kishte marrë flakë, kur e panë tymin që dilte nga aty, transmeton Telegrafi.
Pushuesit e tronditur po shikonin nga sallonet e nisjes së Terminalit 2 derisa zjarrfikësit po shuanin flakët.
Autoritetet përkatëse u panë derisa po fiknin me ujë motorin e djegur që thuhet se pësoi “defekt teknik në mbërritje” dhe raportohet se ishte nxehur më shumë se që duhej.
Megjithatë të gjithë pasagjerët e këtij aeroplani kishin zbritur dhe siguria e ekuipazhit nuk ishte rrezikuar, tha TUI.
“Po prisja që të nisesha dhe pash disa makina të zjarrfikësve dhe automjete të tjera të urgjencës që po kalonin”, shkroi një udhëtar në Twitter.
“Ata na treguan në fluturimin tonë se ndodhi një incident me një fluturim që kishte zbarkuar”, shtoi ai.
Autoritetet kanë arritur ta shuajnë zjarrin.