Një avion transporti ushtarak rus është rrëzuar afër Ukrainës

Një avion transporti ushtarak rus është rrëzuar afër Ukrainës

Një avion transporti ushtarak rus është rrëzuar afër Ukrainës, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Aeroplani ushtarak rus Antonov-26 u rrëzua në rajonin Voronezh, afër Ukrainës, ndërsa po transportonte pajisje, ka bërë të ditur në një deklaratë të enjten Qarku Ushtarak Perëndimor Rus, sipas RIA-s.

“Ekuipazhi vdiq”, thuhej në deklaratë, pa sqaruar se sa ishin në bord dhe duke thënë se shkaku i përplasjes ishte “dështimi i pajisjeve”./GazetaEnigma

Related Articles