“Serbia e synon në Ballkanin Perëndimor atë që Rusia e synon në Ukrainë”

“Serbia e synon në Ballkanin Perëndimor atë që Rusia e synon në Ukrainë”

Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova duhet të pres dhe të jetë e gatshme nëse mund të ndodh ajo e njëjta që ka ndodhur në Ukrainë nga Rusia.

Osmani shton se Beogradi synon ta bëjë në Ballkanin Perëndimor atë që ka synim Rusia në Kiev.

Ndër të tjera, presidentja ka theksuar se për këtë dhe për zhvillimet në Ukrainë janë në koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me aleatët ndërkombëtarë.

“Duhet të presim dhe duhet të jemi të gatshëm që të reagojmë në raste të tilla. Prandaj, them se përpjekjet dhe përgatitjet tona në koordinim me aleatët tonë janë në këtë drejtim për të parandaluar destabilizimin në rajonin tonë, i cili e merr si pretekst rolin e Rusisë, por në fakt realizohet nga Serbia drejtpërsëdrejti”, tha Osmani në KlanKosova.

“Ne e kemi parë këtë me veprimet e fundit në Mal të Zi, ta zëmë ku kanë qenë veprime të koordinuara ruso-serbe, e kemi parë me tendencat për ta shpërbërë Bosnje Hercegovinën janë tendenca ruso-serbe, e kemi parë edhe me tendencat e tensionimit të situatë në veri të Kosovës vazhdimisht përfshi ato që ndodhën në shtator dhe tetor ku Serbia sillte armatimin e blerë në Rusi disa edhe në Kinë në kufi me Kosovën dhe vinte ambasadori rus për t’u dhënë bekimin atyre forcave serbe për të hyrë në Kosovë”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles