Një burrë gjendet pa shenja jete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një burrë gjendet pa shenja jete në Gjakovë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një mashkull është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të Policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjharjes.

Tutje ata kanë njoftuar se në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Gjakovë / 09.04.2025 – 21:01. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta Enigma/

Related Articles