Një burrë në Gjilan ishte në kërkim, arrestohet nga Policia

Një burrë në Gjilan ishte në kërkim, arrestohet nga Policia

Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një burrë në Gjilan dhe i njëjti ishte në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje dhe i është bastisur shtëpia.

“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari nga zyrtarët policor është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Gardinof e kalibrit 7.65 mm, një fishek i kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe një brisk si dëshmi për gjykatën. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshurit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore” thuhet në njoftim.

Related Articles