Hill me rastin e 24 vjetorit të intervenimit të NATO-s: Kur diplomacia dështon, rezultatet mund të jenë tragjike

Hill me rastin e 24 vjetorit të intervenimit të NATO-s: Kur diplomacia dështon, rezultatet mund të jenë tragjike

Me rastin e 24 vjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Cristopher Hill, me anë të disa postimeve në Twitter, u ka shprehur ngushëllime personale familjeve për jetët e humbura gjatë luftërave të viteve 90’të dhe të atyre që pësuan humbje si pasoje e bombardimeve të NATO’s.

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO’s”, ka shkruar Hill.

“E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë. Populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë pikëllimin e tij, por besoj se është mjaft i fortë për të lënë anash ankesat për padrejtësi”, ka shkruar Hill.

Related Articles