Një burrë thotë se 3 persona e gjuajtën me armë, dhe se e sulmuan fizikisht

Një burrë thotë se 3 persona e gjuajtën me armë, dhe se e sulmuan fizikisht

Një person në Obiliq ka bërë një denoncim në polici, duke u ankuar se tre individë të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë gjuajtur me armë zjarri, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas incidentit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Enigma.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Sipas autoriteteve, rasti është njoftuar prokurorit dhe aktualisht është nën hetim. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë./GazetaEnigma/

Related Articles