Një ditë para finales, basketbollisti i Trepçës merr rrugën e gurbetit

Një ditë para finales, basketbollisti i Trepçës merr rrugën e gurbetit

Nesër në palestën “Minatori” do të zhvillohet ndeshja e katërt finale në mes të Trepçës dhe Yllit.

Në serinë e finaleve aktualisht po prin ekipi nga Suhareka me rezultat 2:1.

E një ditë para finales, basketbollisti i Trepçës Ramadan Zekiqi, ka vendosur që t’i ndajë rrugët me ekipin e tij.

Zekiqi ka vendosur që jetën e tij ta vazhdojë në Gjermani.

“Faleminderit Ramadan, suksese dhe rrugë të mbarë Të priftë e mbara në rrugëtimin tënd, dëshirojmë të jem krenar me ty edhe në Gjermani, ashtu si ishim krenar për ty këtu” njofton klubi mitrovicas.

Pjesë e klubit është edhe vëllai i tij Samir Zekiqi.

Related Articles