Një person nën moshën 18-vjeçare është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture (14-vjeç).
Viktima dhe i dyshuari janë kushëri mes vete, sipas ‘Express’.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin e ndodhur me 31 maj të këtij viti, por që arrestimi ka ndodhur ditën e djeshme (3 korrik).
Rasti është hapur në polici si “sulm seksual” dhe “tentim vetëvrasje”, sepse e mitura ka tentuar vetëvrasjen.
Mësohet se viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në komë.