Një e mitur në gjendje kome, arrestohet i afërmi i saj për sulm seksual

Një person nën moshën 18-vjeçare është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture (14-vjeç).

Viktima dhe i dyshuari janë kushëri mes vete, sipas ‘Express’.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin e ndodhur me 31 maj të këtij viti, por që arrestimi ka ndodhur ditën e djeshme (3 korrik).

Rasti është hapur në polici si “sulm seksual” dhe “tentim vetëvrasje”, sepse e mitura ka tentuar vetëvrasjen.

Mësohet se viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në komë.

Related Articles