Në spitalin e Pejës është dërguar një fëmijë pa shenja jete, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkaq lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i foshnjës t’iu lirohet familjarëve.
“Istog 08.12.2021-02:30-07:00. Raportohet se në spitalin e Pejës është sjellë viktima mashkull kosovar (fëmijë) ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës tu lirohet familjarëve”, ka bërë të ditur policia.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Gazeta Enigma/.