Të shtunën e 31 gushtit një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht në Suharekë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
“Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/