Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran, e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.
Rezultati pas 45 minutave të parë nuk u ndryshua dhe mbeti ai i fillimit.
Në minutën e 16-të Gholizadeh realizoi për Iranin, por pas shikimit në VAR goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pjesa e parë pati pak raste shënimi, me Uellsin që pati një dominim më të lehtë.