Një grua pa shenja jete është dërguar në QMF në Dragash, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj. Bëhet fjalë për një grua e cila raportohet se është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.
“Dragash / 14.07.2025 – NN. Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/