Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Lipjan, raporton Gazeta “Enigma”.
Atje raportohet se në banesën e saj është gjetur e vdekur një femër, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.