Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një burrë nga Drenasi pasi që thuhet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas raportit të Policisë viktima pasi që ishte sulmuar ishte goditur aksidentalisht nga një veturë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe po hetohet për veprën penale “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
Viktima thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.