Një grua në gjendje të dehur e sulmon policin në Prishtinë

Një grua në gjendje të dehur e sulmon policin në Prishtinë

Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi e ka sulmuar një zyrtar policor të martën rreth orës 03:00 të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e dyshuara ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit ajo është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryer të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles