Një i burgosur theret me thikë në Dubravë

Një i burgosur theret me thikë në Dubravë

Mesditën e së mërkurës ka ndodhur një konflikt në Burgun e Dubravës, ku një i burgosur është therur me thikë, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia nuk jep më tepër informacione rreth arsyes së këtij rasti, por në raportin 24 orësh thekson se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Dubravë / 19.02.2025-13:15. Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles