Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë, ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.
Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin.