Një i mitur theri me thikë shokun e tij në Gjakovë, arrestohet nga policia

Një i mitur është arrestuar pasi pa dashje ka therur me thikë shokun e tij (i mitur).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 07:50, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se duke luajtur, pa dasheje e ka therur me thikë shokun e tij, viktimën mashkull kosovar i mitur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Related Articles