Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Novobërdë, Policia nis hetimet

Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Novobërdë, Policia nis hetimet

Të martën e 27 marsit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Boston në Novobërdë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, teksa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Sinjali mëson se viktimë është i moshuari i nacionalitetit serb, Slavko Trakoviq – 71-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se ekipi mjekësor ka hasur në trupin e pajetë të viktimës, i cili ndodhej në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve të para, tek i ndjeri nuk janë vërejtur shenja dhune dhe i njëjti dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles