Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në autostradën Suharekë–Prizren, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa të huaja.
Sinjali merr vesh se nga ky aksident, një person është pa shenja jete, sipas ekipit mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 20:27, në kilometrin e 29-të nga Vërmica.
Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe ekipet mjekësore.
Ndërkohë, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor.
