Një i vdekur e nëntë të lënduar në një aksident në Istog

Një i vdekur e nëntë të lënduar në një aksident në Istog

Një i vdekur dhe nëntë të lënduar është bilanci i aksidentit mes dy veturave dhe një traktori që ndodhi sonte në fshatin Dobrushë të Istogut.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Dy automjete e një traktor kanë qenë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë. Ndërsa ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës e ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.”, tha Gashi.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

Related Articles