Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në Oklahoma

Tetë persona u qëlluan në një festival në natyrë në Oklahoma të dielën herët në mëngjes, thanë autoritetet.

Një person u vra dhe shtatë të tjerë, duke përfshirë dy të mitur, u plagosën në të shtënat në një ngjarje vjetore të Ditës së Përkujtimit në qytetin e Taft, tha në një deklaratë Byroja e Hetimit në Oklahoma. Taft është 129 milje në lindje të Oklahoma City dhe 107 milje në jug të Tulsa.

Veprimtaria u ndoq nga njëmijë e 500 njerëz, shtoi agjencia.

Dëshmitarët thanë se të shtënat me armë erdhën pas një debati që ndodhi pak pas mesnate.

Asnjë i dyshuar nuk kapur pas të shtënave, tha OSBI

Related Articles